– Me 14 nëntor, të vitit 2004, rock bendi U2 po kryesonte top listën britanike, me këngën ‘Vertigo’. Ky ishte hiti i pestë me radhë i bendit, që po zinte pozitën e parë në top listat muzikore britanike.
– Me 14 nëntor, të vitit 1992, albumi ‘Keep The Faith’ nga Bon Jovi, arriti në pozitën e parë në top listat muzikore britanike. Albumi përmban gjashtë këngë hite, të cilat u pozicionuan në top listën e 20 këngëve më të mira, në Mbretërinë e Bashkuar.
– Në po këtë datë, të vitit 1987, këngëtari George Michael po shijonte pozitën e parë në top listën e albumeve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar, me albumin e tij të parë debutues ‘Faith’. Albumi fitoi disa çmime, përfshirë çmimin Grammy për ‘Albumin e vitit 1989’. Deri më tani, në të gjithë botën ky album, është shitur në mbi 20 milion kopje.