– Me 13 nëntor, të vitit 2020, këngëtari Harry Style u bë mashkulli i parë që shfaqet i vetëm në kopertinën e revistës Vogue.
– Në po këtë datë, të vitit 2015, kënga ‘Hello’ e këngëtares Adele, arriti statusin e shitjeve ‘Platinium’ në Mbretërinë e Bashkuar, vetëm tre javë pasi u publikua zyrtarisht.
– Me 13 nëntor, të vitit 1982, grupi Men At Work, filluan qëndrimin 15 javor, në pozitën e parë të albumeve më të mira në Amerikë, me albumin debutues ‘Business As Usual’. Ky album pati një sukses të madh dhe vetëm në SHBA, arriti shitje në mbi pesë milionë kopje.
– Me 13 nëntor, të vitit 2022, grupi i vajzave Blackpink, ishte në vendin e parë të albumeve në Mbretëri të Bashkuar, me albumin e dytë të incizuar në studio, ‘Born Pink’. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai u bë albumi i parë i një grupi femrash që arriti numrin 1 në top listën muzikore amerikane ‘Billboard Hot 100’, që nga Danity Kane, në vitin 2008.