– Me 18 shtator, të vitit 2014, Taylor Swift u klasifikua sërish në krye të top listave muzikore amerikane, falë suksesit të hitit të saj, “Shake It Off”.
– Në këtë datë, të vitit 1971, The Who shënoi albumin e tyre të parë dhe të vetëm nr.1 në Mbretërinë e Bashkuar me Who’s Next.
– Në po këtë datë, të vitit 2004, këngëtarja Britney Spears, u martua me valltarin Kevin Federline, në një ceremoni private në Los Angeles. Në këtë ceremoni ishin të ftuar vetëm 27 persona, të cilët mendonin se do të ishte vetëm një aheng i zakonshëm.