– Me 15 shtator, vitin 1956, Elvis Presley kryesoi Billboard Hot 100, me këngën “Don’t Be Cruel”. Ky u bë singli më i shitur i tij, deri në vitin 1961.
– Në këtë datë, të vitit 2003, këngëtarja Madonna, botoi librin e saj të parë. Libri ishte për fëmijë, që u përkthye në 42 gjuhë të ndryshme, në mbi 100 shtete të ndryshme. Libri i titulluar ‘The English Roses’, është vëllimi i parë i pesë pjesëve që e botoi këngëtarja dhe është një nga librat më të lexuar për fëmijë në Amerikë.