Data e sotme 15 shtator, nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), i është ndarë “Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë” përmes së cilës promovohen dhe mbrohen elementet thelbësore të demokracisë, që ndër të tjera përfshijnë respektimin e të drejtave të njeriut dhe shumë vlera që dalin pikërisht nga demokracia.
“Dita Ndërkombëtare e Demokracisë” është vendosur nga Kombet e Bashkuara, në vitin 2007. Në përpjekjet e tyre për të avokuar për shoqëritë demokratike në të gjithë botën, OKB -ja punon në shtrirjen e demokracisë në mbarë botën për një sërë qëllimesh, duke përfshirë monitorimin e zgjedhjeve, punën për forcimin e institucioneve demokratike dhe llogaridhënien, për të ndihmuar kombet që të rimëkëmben nga konflikti.
Qëllimi i shënimit të “Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë”, është promovimi i rolit të demokracisë së hapur midis të gjitha vendeve anëtare të OKB -së dhe të festojë sistemin e vlerave që promovon demokracia, duke u dhënë qytetarëve fuqinë për të marrë vendime në lidhje me të gjitha aspektet e jetës së tyre.