– Me 2 shtator, të vitit 1995, Michael Jackson arriti në pozitën e parë të këngëve më të mira në top listën Billboard, me rock/baladën ‘You Are Not Alone’.
– Në po këtë datë, të vitit 2002, persona të pa identifikuar u futën në shtëpinë e këngëtares Bjork, në Londër, nga e cila kishin vjedhur këngë, projekte të pa publikuara të këngëtares dhe pajisje muzikore me vlerë të lartë.
– Në këtë datë, të vitit 1993, video klipi i bendit Pearl Jam, i këngës “Jeremy”, u shpërblye me katër çmime, duke përfshirë edhe çmimin për ‘Video Klipin e Vitit’, në ndarjen e çmimeve ‘MTV Video Music Awards’. Mirëpo, si duket bendi Pearl Jam nuk pëlqeu këto çmime dhe ata nuk publikuan më video klipe, deri në vitin 1998.