Pasi ri- shkruan historinë, ku u kualifikuan për herë të dytë rresht në fazën e grupeve të UEFA’s Europa Conference League, kampioni i Kosovës, Ballkani ka mësuar kundërshtarët që do të sfidohet në fushën e blertë për këtë edicion në garat evropiane.
Therandasit janë shortuar në Grupin C, ku do të ketë skuadra shumë të forta si Dinamo Zagrebi, 24 herë kampion i Kroacisë, Viktoria Plzeni, gjashtë herë kampion i Republikës Çeke dhe Astana, shtatë herë fitues i titullit në Kazakhstan.
Ndeshjet në fazën e grupeve të UEFA’s Europa Conference League, do të fillojnë këtë muaj me datën 21 shtator, ndërsa do të mbyllen më 14 dhjetor.