– Më 12 korrik, të vitit 1962, këngëtari Ray Charles zuri vendin e parë, në tabelën e këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, me baladën e titulluar “I Can’t Stop Loving You”. Kënga në fjalë, ishte kënga e tij e vetme që u klasifikua në vendin e parë, në top listat muzikore në Mbretërinë e Bashkuar.
– Më 12 korrik, të vitit 1986, grupi Simply Red, u klasifikuan në vendin e parë në SHBA, me këngën ‘Holding Back The Years’. Këngën në fjalë e shkroi vokalisti i Simply Red, Mick Hucknall kur ishte vetëm shtatëmbëdhjetë vjeç, gjersa jetonte me babin e tij.
– Në po këtë datë, por të vitit 1988, Michael Jackson udhëtoi për në Mbretërinë e Bashkuar për të performuar për tetë net radhazi, për rreth 1 milion njerëz.