– Më 7 korrik, të vitit 1969, George Harrison regjistroi këngën e tij të re ‘Here Comes the Sun’ me Paul McCartney dhe Ringo Starr, aty mungonte John Lennon, sepse ishte duke u rikuperuar nga një aksident automobilistik që i kishte ndodhur në Skoci.
– Më 7 korrik, të vitit 1984, Bruce Springsteen zuri vendin e parë në tabelën e albumeve amerikane ‘Billboard’, me këngën ‘Born In The USA’, duke qëndruar gjithsej 139 javë. Ky album është një nga tre albumet: “Thriller” i Michael Jackson dhe “Rhythm Nation 1814” i Janet Jackson, që prodhuan nga shtatë këngë dhe që arritën të hyjnë por edhe të qëndrojnë gjatë, në top-dhjetëshen ‘ Billboard’, në SHBA.
– Në këtë datë, të vitit 1984, këngëtari Prince, filloi një garë, duke qëndruar për pesë javë rresht, në vendin e parë, në tabelën e këngëve më të dëgjuara amerikane ‘Billboard’, me këngën, ‘When Doves Cry’. Në Amerikë, kënga u shit mbi 2 milionë kopje dhe suksesi ishte edhe jashtë saj, duke u renditur në vendin e katërt në tabelën e këngëve më të dëgjuara edhe në Mbretërinë e Bashkuar.