– Më 3 korrik, të vitit 1967, në lokalin “Speakeasy” në Londër, grupi The Monkees, organizuan një festë private e cila bëri shumë bujë, sepse ishin të pranishëm, John Lennon, George Harrison, Paul McCartney, Dusty Springfield, Eric Clapton, Lulu dhe të gjithë anëtarët e grupeve Manfred Mann, The Who dhe Procol Harum.
– Në këtë datë, por të vitit 1971, këngëtari, kompozitori dhe poeti amerikan, Jim Morrison, njëherit pjesëtar i grupit The Doors, u gjet i vdekur në një vaskë, në Paris. U tha se shkak i vdekjes ishte ataku në zemër. Ai shkroi disa nga hitet më të mëdha të grupit, duke përfshirë “Light My Fire”, “Love Me Two Times” dhe “Love Her Madly”. Në 25 vjetorin e vdekjes së tij, rreth 15.000 fansa u mblodhën në varrezat ‘Pere Lachaise’ në Paris, për ti bërë nderime.