‘Dita Ndërkombëtare pa qese plastike’, shënohet çdo vit më 3 korrik dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin për ndikimin negativ të qeseve plastike në mjedis dhe të inkurajojë përdorimin e alternativave të qëndrueshme. Kjo ditë promovon ndryshimin e sjelljes dhe shërben për të ndërgjegjësuar njerëzit në lidhje me përdorimin e qeseve plastike, me që ato konsiderohen si një problem i madh për mjedisin. Qeset e plastikes kontribuojnë në ndotjen e oqeaneve, tokës dhe janë mbeturina që u shkaktojnë dëme të mëdha botës bimore dhe shtazore.
Përmes kësaj dite u bëhet thirrje qeverive, organizatave të ndryshme qeveritare dhe jo-qeveritare, që të veprojnë në mënyrë individuale dhe kolektive, për të ndryshuar zakonet e përdorimit të qeseve plastike dhe për të ndërtuar një shoqëri që e mbështet zhvillimin e qëndrueshëm.