– Me 18 qershor, të vitit 2016, këngëtarja Adele, mori çmimin kantautorja e vitit, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve prestigjioze ‘Ivor Novello’, të cilat shpërblejnë artistët për arritje në shkrimin e këngëve. Këngëtarja u nderua si kantautore e teksteve për albumin e saj të titulluar ‘25’.
– Sot feston ditëlindjen këngëtari Paul McCartney, i lindur në vitin 1942. McCartney njihet si një nga kompozitorët më të suksesshëm të muzikës rock, të të gjitha kohërave. Ai ishte pjesëtar i grupit The Beatles dhe ka publikuar me qindra hite. Këngëtari në fjalë ka shkruar dhe bashkë-shkruar 188 këngë, nga të cilat 91 arritën në Top 10-tshen më të mirë të top listave botërore. Në vitet e 70-ta ai themeloi bendin Wings, ndërsa në vitin 1980, ai filloi karrierën e tij solo. McCartney ka fituar 18 çmime ‘Grammy’ dhe një çmim ‘OSCAR’ si anëtar i grupit The Beatles, për këngën ‘Let it be’.
– Në këtë datë, të vitit 2018, ka ndërruar jetë reperi 20 vjeçar XXXTentacion, i cili ishte vrarë derisa po dilte nga vetura e tij në Floridë.