– Më 10 qershor, të vitit 2004, në moshën 73 vjeçare, ka ndërruar jetë këngëtari dhe kantautori amerikan, Ray Charles. Ai publikoi me qindra këngë dhe shumica prej tyre u bënë hite në SHBA dhe në gjithë botën. Charles ishte fitues i 17 çmimeve ‘Grammy’. Disa nga mega hitet e tij, ishin: ‘What a Wonderful World’, ‘Hit the Road Jack’, ‘I got a woman’, ‘Georgia on my mind’, ‘What’d I say’ etj. Charles zyrtarisht ishte i martuar dy herë, mirëpo ai kishte dymbëdhjetë fëmijë, me nëntë gra të ndryshme.
– Me 10 qershor, të vitit 2007, këngëtarja Rihanna u klasifikua në vendin e parë në tabelën e albumeve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, me albumin e saj të tretë ‘Good Girl Gone Bad’.
– Në po këtë datë, të vitit 2007, R. Kelly ishte në vendin e parë në tabelën e albumeve amerikane me ‘Double Up’. Albumi i tij i njëmbëdhjetë i incizuar në studio, përmbante paraqitje të Snoop Dogg, Nelly, T.I., Usher, Huey, Ludacris dhe Kid Rock.