– Më 30 maj, të vitit 2014, Aretha Franklin, e njohur edhe si Mbretëresha e muzikës Soul, mori diplomë nderi, nga Universiteti i Harvardit. Këngëtarja Franklin, ka ndërruar jetë me 16 gusht, të vitit 2018.
– Në po këtë datë, të viti 1973, këngëtari, kantautori, kitaristi dhe njëherit producent i filmave, George Harrison, publikoi albumin e tij të dytë ‘Living In The Material World’, i cili kryesoi top listën amerikane ‘Billboard’. Pjesë e këtij albumi është edhe kënga “Give Me Love (Give Me Peace On Earth)”, e cila gjithashtu zuri vendin e parë në ‘Billboard’s Hot 100’.
– Më 30 maj, të vitit 1964, bendi The Beatles, arritën në pozitën e parë në Amerikë, me këngën “Love Me Do”. Kjo këngë u shkrua nga John Lennon dhe Paul McCartney, kur ata ishin adoleshent.