– Sot, feston ditëlindjen këngëtarja/aktorja australiane, Kylie Minogue, e lindur me 28 maj, të vitit 1968.
– Më 28 maj, të vitit 2021, solo këngëtarja amerikane Olivia Rodrigo, u bë artistja më e re që arriti të kryesonte top listat muzikore në Mbretërinë e Bashkuar, me këngën e saj ‘Good 4 U’, derisa edhe albumi i saj debutues ‘Sour’, po kryesonte tabelën e albumeve më të dëgjuara dhe më të shitura, në Mbretërinë e Bashkuar.
– Më 28 maj, të vitit 1988, këngëtari i ndjerë George Michael, arriti që të kryesonte top 100 këngët më të mira në ‘Billboard’ në Amerikë, me këngën “One More Try”.
– Në këtë datë, feston ditëlindjen këngëtarja dhe autorja e shumë teksteve të këngëve, Colbie Caillat, e lindur në vitin 1985, në Kaliforni. Ajo ishte në pozitën e parë në SHBA, në top listën ‘Billboard’, me albumin e saj ‘Breakthrough’, në vitin 2009.