– Me 21 maj, të vitit 2021, këngëtarja Olivia Rodrigo, lansoi albumin debutues “Sour”, i cili përmban hitet “Drivers License”, “Deja Vu”, “Good 4 U”, etj.
– Më 21 maj, të vitit 2011, këngëtarja Adele, u radhit në pozitën e parë të këngëve më të mira, me këngën ‘Rolling In The Deep’, pjesë e albumit të saj të dytë të titulluar ‘21’. Video klipi i kësaj kënge, ishte nominuar për 7 çmime në ‘MTV Video Music Awards’. Kënga në fjalë ishte zgjedhur po ashtu nga Billboard-i, si ‘Singli i vitit 2011’.
– Në këtë datë, të vitit 1972, kishte lindur reperi amerikan, Notorious B.I.G.
Ai ishte qëlluar me armë në Los Angeles, me 9 mars, të vitit 1997 dhe atë ditë, ndërroi jetë në moshën 24 vjeçare. Pas vdekjes së tij, u publikuan edhe 3 albume të tjera (Post mortum), të cilët u shitën në mbi 17 milion kopje, vetëm në SHBA.