Për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e bletëve në ekosistemin tonë dhe për të theksuar sfidat që po përballen bletët në të gjithë botën, sot 20 maj, shënohet “Dita Botërore e Bletëve”.
Bletët kanë një rol të rëndësishëm në mbajtjen e ekosistemit dhe ruajtjen e bimëve. Bletët janë përgjegjëse për bimët dhe frutat që ne i konsumojmë, sepse ato bëjnë që bimët të shpërndahen dhe të rriten në mënyrë natyrale. Kjo ditë ka për qëllim edhe të ndihmoj në nxitjen e veprimeve për mbrojtjen dhe ruajtjen e bletëve si dhe për mbrojtjen e mjedisit dhe bimësisë.
‘Dita Botërore e Bletëve’ është një mundësi për të nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar, për të zgjidhur sfidat e ndryshme që po përballojnë bletët dhe për të ndërmarrë hapa të nevojshëm për shtimin e bletëve. Rreth 75% e kulturave bimore dhe 80% e specieve bimore në botë, varen nga polinizimi nga bletët dhe bimët tjera. Humbja e bletëve ka pasoja të mëdha për prodhimin bimor, shëndetin e bimëve dhe shëndetin tonë në përgjithësi.