– Me 16 maj, të vitit 2017, qyteti italian Parma, në nder të këngëtarëve të famshëm që kanë lënë gjurmë në muzikën ndërkombëtare, ka emërtuar disa rrugë me emrat e tyre, si: Elvis Presley, John Lennon, Louis Armstrong dhe Ella Fitzgerald.
– Në po këtë datë, të vitit 1983, mbreti i ndjerë i muzikës pop, Michael Jackson, gjatë një shfaqje televizive, bëri për herë të parë vallëzimin e njohur si ‘Moonwalk’, që e bëri atë edhe ikonë të këtij lloj vallëzimi në vitet e 80-ta.
– Me 16 maj, të vitit 2009, albumi i 33-të me radhë i këngëtarit Bob Dylan, i emërtuar ‘Together Through Life’, arriti që të klasifikohet në pozitën e parë të albumeve më të mira në Amerikë. Me këtë album këngëtari ishte nominuar për dy çmime Grammy.