– Më 13 maj, të vitit 2017, Portugalia fitoi për herë të parë Evrovizionin, ku u prezantua nga këngëtari Salvador Sobral, i cili interpretoi baladën “Amar Pelos Dois”.
– Në këtë datë, të vitit 2011, kënga ‘Like A Rolling Stone’, e këngëtarit Bob Dylan, ishte cilësuar si kënga më e mirë e artistit nga revista ‘Rolling Stone’, të cilët kishin bërë një anketë me ekspertë të muzikës, në ditëlindjen e 70-të të këngëtarit Dylan.
– Në këtë datë, të vitit 1989, këngëtarja Kylie Minogue, arriti që të klasifikohet në pozitën e parë në Angli, me këngën e saj të titulluar ‘Hand On Your Heart’.