– Me 12 maj, të vitit 2017, këngëtari Kendrick Lamar, ishte në pozitën e parë në tabelën e albumeve amerikane, me albumin e tij të katërt të incizuar në studio, të cilin e kishte titulluar ‘Damn’, i cili u klasifikua si album i vitit 2017 dhe u nominua për çmimin ‘Album i vitit’. Kendrick Lamar për këtë album, u shpërblye me çmimin për ‘Albumin më të mirë të zhanrit rap’, në ‘Grammy Awards’. Me albumin në fjalë, këngëtari gjithashtu fitoi edhe çmimin ‘Pulitzer’.
– Me datën 12 maj, të vitit 1984, kënga ‘Hello’ e këngëtarit Lionel Richie, arriti në krye të top listave të këngëve më të mira në SHBA dhe Britani të Madhe.
– Në po këtë datë, të vitit 1967, u publikua albumi i parë i këngëtarit të ndjerë, Jimi Hendrix, i titulluar ‘Are You Experienced’. Hit këngët e këtij albumi ishin: “Foxy Lady”, “Red House”, etj.