– Me 6 maj, të vitit 1995, bendi Oasis, ishin në pozitën e parë të këngëve më të mira në Angli, me këngën ‘Some Might Say’.
– Në këtë datë, të vitit 2002, në një sondazh të realizuar nga libri Guinness Hit Singles, kënga ‘Bohemian Rhapsody’, e interpretuar nga bendi The Queen, u votua si singli më i preferuar i Mbretërisë së Bashkuar i të gjitha kohërave. Kënga ‘Imagine’ nga John Lennon ishte e dyta dhe në vendin e 3-të radhitej kënga ‘Hey Jude’ nga ‘The Beatles’. Në këtë listë ishin edhe Madonna dhe grupi ABBA.
– Në këtë datë, të vitit 2009, ish-publicistja e Michael Jackson, Raymone Bain, kishte paditur këngëtarin me 44 milion dollarë, me pretendimin e dështimit të këngëtarit për ta paguar atë për shërbimet e saj.