– Me datën 15 prill, të vitit 1967, Frank dhe Nancy Sinatra po shënonin javën e katërt të qëndrimit në vendin e parë, në Top Listat muzikore Amerikane, me këngën ‘Somethin’ Stupid’.
Frank Sinatra së bashku me vajzën e tij Nancy, u bënë të parët që në një relacion të tillë familjar, baba e bijë, të jenë në krye të Top listave muzikore amerikane.
– Në po këtë datë, të vitit 1964, rock bendi The Beatles, filluan xhirimet e filmit të tyre të katërt me radhë, një komedi e titulluar ‘A Hard Day’s Night’. Shesh xhirimi ishte zgjedhur Scala Theatre, në Tottenham.
– Me 15 prill, të vitit 2010, këngëtarja Whitney Houston, pasi mori vlerësime të këqija e madje edhe fishkëllima në koncertin saj të fundit, ajo u paraqit më pas në një show televiziv në Britani të Madhe, teksa edhe pranoi se ishte duke u trajtuar për probleme shëndetësore.







