– Me 20 mars, të vitit 1991, këngëtari Michael Jackson, nënshkroi një kontratë prej 1 miliardë dollarësh me kompaninë ‘Sony’, që njihet edhe si marrëveshja më e shtrenjtë në historinë e kontratave muzikore.
– Në po këtë datë, të vitit 2017, këngëtari Ed Sheeran ishte në pozitën e parë të këngëve më të mira në Angli me këngën ‘Shape of You’. Kënga ishte në pozitën e parë edhe në 34 shtete të tjera. Në dhjetor, të vitit 2018, kënga në fjalë arriti të kishte 2 miliardë dëgjime në rrjetin Spotify. Kjo këngë po ashtu fitoi çmimin ‘Grammy’, për performancën më të mirë solo, në zhanrin pop.
– Me 20 mars, të vitit 2020, kantautori, producenti diskografik, aktori dhe sipërmarrësi Kenny Rogers, vdiq në moshën 81-vjeçare. Ai u votua si “Këngëtari më i preferuar i të gjitha kohërave” në një sondazh të përbashkët të vitit 1986 nga lexuesit e ‘USA Today’ dhe ‘People’.