Sot (20 mars), shënohet ‘Dita Ndërkombëtare e Lumturisë’ e udhëhequr nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, për të theksuar rëndësinë e gëzimit dhe mirëqenies njerëzore.
Që nga viti 2011, OKB-ja ka miratuar lumturinë si një “qëllim themelor njerëzor” dhe ka deklaruar angazhimin e saj për të krijuar “një qasje më gjithëpërfshirëse, të barabartë dhe të balancuar ndaj rritjes ekonomike që promovon lumturinë dhe mirëqenien e të gjithë popujve”.
Për herë të parë, kjo ditë, u shënua më 20 mars të vitit 2013, me këngëtarin dhe kantautorin Pharrell Williams, duke performuar hitin e tij global ‘Happy’.
Sipas studimet shkencore thuhet se ata që janë të lumtur priren të jetojnë më gjatë, kanë më pak probleme serioze shëndetësore, si me problemet e zemrës dhe janë anëtarë më produktivë të shoqërisë.