– Me 19 mars, të vitit 2015, këngëtari Ed Sheeran, arriti dy milion shitje të kopjeve të albumit të tij të dytë, të titulluar ‘X’, vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, vetëm nëntë muaj pas publikimit. Ai u bë artisti i pestë që e arriti këtë sukses, pasuar nga Adele, Emeli Sandé, Take That dhe Michael Bublé.
– Në po këtë datë, të vitit 2018, reperi Drake, arriti që të klasifikohet në pozitën e parë në top listat e këngëve më të mira në Amerikë, me këngën ‘Gods Plan’. Ky ishte singli i parë i shkëputur nga albumi i tij i pestë me radhë, i incizuar në studio i titulluar ‘Scorpion’. Me këngën në fjalë Drake, kryesoi top listën ‘Hot 100’, për 11 javë rresht dhe kaloi 26 javë në dhjetëshen e këngëve më të mira. Kjo këngë po ashtu theu rekordin e ditës së parë të transmetimit në Apple Music dhe Spotify si dhe kryesoi listat në katërmbëdhjetë vende të ndryshme të botës.