– Me 19 shkurt, të vitit 1995, dueti Roxette shënuan histori, duke u bërë dueti i parë perëndimor që performon në Pekin të Kinës, që nga George Michael, në vitin 1984, kur ai mbajti një koncert për Vitin e Ri Kinez.
– Në këtë datë, të vitit 2014 në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Brit Awards, në Londër, David Bowie u shpall ‘Artisti më i mirë britanik’ edhe pse nuk ishte i pranishëm për ta marrë çmimin. Në po këtë vit, Arctic Monkeys fituan çmimin për ‘Grupin më të mirë’ dhe ‘Albumin më të mirë’, për të tretin vit me radhë, ndërsa këngëtarja Ellie Goulding, fitoi çmimin ‘Artistja më e mirë femër’.