Edicioni i sivjetmë i Festivalit të rrushit, “Hardh Fest” është shumë afër, mbahet përgjatë datave 16, 17 dhe 18 gusht, ku përgjatë këtyre tre ditëve secili mund të gjejë veten në aktivitetet e shumta që ofron ky festival.
Një ndër mënyrat më interesante për të shijuar “Hardh Fest-in” është fjetja në tenda, e këto të fundit mund të shfrytëzohen për një çmim simbolik.
Por, “Hardh Fest” po tregohet edhe më dorëlëshuar me publikun e festivalit, sepse disa nga mysafirët mund të fitojnë një tendë për dy persona, me anë të lojës shpërblyese që do të shpallet më 14 gusht.
Për tu bërë pjesë e lojes shpërblyese, të interesuarit, duhet ta pëlqejnë faqen e “Hardh Fest” it në Facebook dhe ta bëjnë “tag” personin me të cilin do ta ndajnë tendën.