Lojën “Angry Birds” e cila u krijua në vitin 2009, nga “Rovio Entertainment”, që bëri xhiron e botës dhe që tejkaloi profitin mbi 200 milionë dollar, e mbajmë në mend të gjithë. Ajo ishte një lojë aq e famshme saqë edhe shumë artistë me ndikim botëror treguan hapur se sa shumë e pëlqenin atë, ndër ta: Angeline Jolie, Justin Biener, Anna Kendrick e shume të tjerë.
Pas famës së lojës në fjalë, në vitin 2016, u lansua edhe filmi i parë që protagonistë kishte personazhet tashmë të njohura nga “Angry Birds”.
Suksesi i filmit ishte aq i madh saqë producentët menjëherë u angazhuan në realizimin e një pjese të dytë, filmin “The Angry Birds Movie 2”, të cilin që nga sot (8 gusht) mund ta shihni në ekranet e Cineplexx Kosova, në katër orare të ndryshme, duke filluar nga ora 15:00 deri në orën 18:30.