Më 15 dhjetor, në orën 19:00, në Galerinë Qahili do të hapet edicioni i radhës i ekspozitës tradicionale ‘Hijet e Bardha’. Këtë vit do të prezantohet koleksioni personal i artistit amerikano-francez Joseph Jeremiah Langley, nën titullin “Vizionet poetike të atij që nuk sheh”, që eksploron jetët e shumta brenda një trupi përmes një udhëtimi vizual e emocional.
‘Hijet e Bardha’, një festë e fundvitit që bashkon artistë dhe artdashës, e përshkruan artin si një dukuri të pastër, madhështore dhe gjithnjë në ndryshim. Ekspozita mbetet e hapur deri më 15 janar, 2026 dhe realizohet në kuadër të programit vjetor të Galerisë Qahili, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Ky edicion synon të krijojë një hapësirë reflektimi dhe frymëzimi, duke u ofruar vizitorëve një përvojë artistike që i tejkalon kufijtë e të zakonshmes dhe i fton të zbulojnë magjinë e artit përtej dukshmërisë.







