Nga data 01 qershor e deri më 07 qershor, në kuadër të ditëve ndërkombëtare që lidhen me ambientin, Komuna e Prishtinës, do të organizoj ‘Javën e Gjelbër’, ku do të promovohen aktivitetet të shumta, si: webinar, seminare dhe projekte të ndryshme për ‘Prishtinën e Gjelbër’.
Organizatorët e kë̈tij eventi pohojnë̈ se në mungesë të veturave, Prishtinës i janë kthyer ngjyrat dhe i është kthyer gjelbërimi. Në faqen e Komunës, e cila promovon këtë ngjarje thuhet: “Po investojmë në shtigje të biçikletave, gjelbërim dhe sidomos në Planin e Mobilitetit, me idenë që të ketë sa më shumë gjelbërim dhe ajër të pastër”.
‘Prishtina Green Week’, pritet të jetë një ngjarje e madhe, në rikthimin e plotë të fokusit në gjelbërim e ambientit, jo vetëm për qytetarët e Prishtinës, por për gjithë Kosovën.