Çdo vit, të enjten e parë të muajit maj, shënohet ‘Dita Botërore e Fjalëkalimit’, e cila mëton të promovojë zakone më të mira për fjalëkalimet që i përdorim online. Fjalëkalimet janë portierë kritik për identitetet tona digjitale, duke na lejuar qasje në blerjet në internet, takime, banka, media sociale, punë private dhe komunikimet tona të ndryshme private. Për arsyet e lartpërmendura dhe shumë arsye tjera, dita e sotme, mëton të promovoj rëndësinë që kanë fjalëkalimet, për të mbrojtur detajet tona personale digjitale.
Në një botë kibernetike, fjalëkalimet e sigurta, unike dhe komplekse, na mbrojnë më së miri informacionet tona të vlefshme.