Kinemaja Cineplexx në vazhdimësi po sjellë premiera filmike, në kinematë e tyre në Prishtinë dhe Prizren. Këtë të diel, me datën 8 maj, do të organizohet ngjarja ‘Dita e Familjes’, ku pritet të shfaqet premierë filmi i animuar ‘The Bad Guys’. Në kuadër të ‘Ditës së Familjes’, që fillon nga ora 11:30, do të ketë edhe aktivitetet dhe shpërblime të shumta për fëmijë.
‘The Bad Guys’, sjellë aventurat e disa kafshëve problematike të cilët për të shpëtuar nga dënimi, duhet të kthehen në ‘qytetarë’, model të qytetit të tyre.
Biletat tashmë janë në shitje dhe mund të blihen në kinema nga ora 14:30. Filmi ‘The Bad Guys’ shfaqet në disa termine, duke filluar nga ora 12:00 dhe në orarin e fundit, në ora 18:00 në kinematë në Prishtinë dhe Prizren. Sa i përket orarit të filmave që shfaqen në Cineplexx, të interesuarit mund të njoftohen edhe duke vizituar faqen www.cineplexx-ks.eu apo përmes aplikacionit të Cineplexx, të cilin mund ta shkarkoni falas.