“The Sound of Change” ky është emërtimi i edicionit të 21-të të Festivalit ReMusica i cili edhe sivjet ka bërë bashkë artitët vendorë e ndërkombëtarë, për të sjellë para publikut një program të pasur, i cili është harmonizuar për iniciativën që ka sivjet festivali, e që është ngrija e vetëdijës së përgjithshme për ndryshimet klimatike. Për të kuptuar më shumë per edicionin e 21-të të Festivalit ReMusica, të ftuar në studion e Radio KFOR-it sot, (7 prill), kishim Koorinatorin dhe Performuesit e festivalit në fjalë, z. Shaban Behramaj i cili ndër të tjetra tha: “Festivali sivjet feston 21 vejtorin e themelimit dhe jemi të lumtur që i ka rezistu kohës pavarësisht sfidave. Po ashtu, jemi të lumtur që këtë edicion e mbajmë në mënyrë fizike para publikut dhe pa diskutim kjo është tjetër ndjenjë për ne dhe publikun. ReMusica vazhdon ta mbajë idenë e qartë e që është promovimi i artistëve të rinjtë dhe veprave të tyre në mënyrë që të stimulojmë edhe më tutje artistët e rinjë. Edicionin e sivjetmë ia kemi dedikuar ndryshimeve klimatike ku përmes performancave në kuadër të festivalit, kemi për qëllim të ngrisim vetëdijën për ndryshmet klimatike edhe përmes muzikës.”
Z.Behramaj gjithashtu i ka ftuar të gjithë që të jenë pjesëmarrës në netët e festivalit, ku paraprakisht duhet rezervuar ulësen.
Festivali ReMusica ka filluar nga 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 13 prill. Artistë vendorë e ndërkombëtarë do të jenë performues në edicionin e 21-të, përmes një programi të pasur të cilin e gjeni edhe në faqen zyrtare te Festivalit ReMusica në Facebook.