Dita e sotme ndihmon në zhvillimin e një kulture të kujdesit dhe respektit ndaj shëndetit të veshëve si dhe në uljen e stigmave dhe paragjykimeve që mund të lidhen me dëgjimin e dobët ose dëmtimeve të dëgjimit.
‘Dita Botërore e Dëgjimit’ çdo vit shënohet më 18 korrik dhe ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin rreth rëndësisë së dëgjimit të shëndetshëm dhe të promovojë kujdesin ndaj të dëgjuarit, në nivel global. Dëgjimi i shëndetshëm është njëra nga aspektet kryesore të mirëqenies sonë.
Megjithatë, në botën moderne ku jemi të ekspozuar ndaj zhurmave të larta, teknologjisë së avancuar dhe faktorëve tjerë të rrezikut, duhet të kujdesemi më shumë për shëndetin. ‘Dita Botërore e Dëgjimit’, synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të promovojë praktikat dhe politikat për kujdesin dhe parandalimin e problemeve të dëgjimit.