Historia e semaforit fillon para më shumë se një shekull më parë. Më 5 gusht, të vitit 1914, në qytetin Cleveland, në Ohio të SHBA, u vendos semafori i parë elektrik në botë. I thjeshtë në ndërtim me drita të kuqe dhe të gjelbër, mirëpo ai revolucionarizoi mënyrën se si rregullohet trafiku dhe parandalimi i aksidenteve në rrugë. Andaj, data e sotme shënon ‘Ditën Ndërkombëtare të Semaforit’, që feston për një nga shpikjet më të thjeshta në pamje, por më të rëndësishmet në historinë e transportit dhe sigurisë rrugore.
Sot, semaforët janë shumë më kompleksë me sinjalizime për këmbësorët, automjetet, biçikletat, madje edhe për tramvajet apo autobusët në qytete moderne. Dritat e kuqe, të verdha dhe të gjelbra janë kthyer në një gjuhë universale e sigurisë, ku të gjithë, pavarësisht gjuhës apo kombësisë, e kuptojnë mesazhin e semaforit.
Tregohuni të vëmendshëm, respektoni sinjalistikat rrugore dhe kontribuon për rrugë dhe trotuare më të sigurta për të gjithë!







