‘Ora e Tokës’ është një nga lëvizjet më të mëdha në botë, për planetin tonë. Miliona njerëz në të gjithë botën fikin dritat në shtëpitë e tyre për një orë, për të treguar se kujdesen për të ardhmen e planetit tonë – shtëpisë sonë të përbashkët. Dekadave të fundit planeti ynë është përballur me sfida të shumta të ngrohjes globale dhe ndotjes së mjedisit nga faktorë të ndryshëm.
Kjo kampanjë botërore filloi në vitin 2007 në Australi si një nga lëvizjet më të mëdha në botë për mjedisin dhe tani në vitin e tij të 15-të, ngjarja njëorëshe e fikjes së dritave vazhdon të jetë simbol i një angazhimi më të gjerë, ndaj shëndetit të planetit. Të gjithë ju mund të bëheni pjesë e kësaj lëvizje botërore duke kontribuuar në mbrojtjen e shëndetit duke fikur dritat sot (27.03.21), nga ora 20:30 deri në orën 21:30, si solidarizim me miliona njerëz në botë për të mbrojtur planetin tonë.
Këtë vit, për shkak të pandemisë ‘Ora e Tokës’, do të bashkoj miliona njerëz në internet për të folur për natyrën dhe mbrojtjen e saj.