Sonte (16 janar) me fillim nga ora 19:00 në hapësirat e ‘Fondacionit Shtatëmbëdhjetë’, do të mbahet “Natë Poetike”, me poeten Eldena Dakajn. 21 vjeçarja, Eldena Dakaj tash e tre vite shkruan poezi të cilat nuk ka hezituar asnjëherë që t’i ndajë edhe me të tjerët. Në një prononcim për Radio KFOR-in, Dakaj ka treguar se çfarë do të kenë mundësi të dëgjojnë sonte nga ajo të pranishmit: “Sonte do të sjell para të pranishmëve ‘slam poezi’. Slam poezitë janë si definicion për poezitë që nuk janë më të gjata se 3 minuta e 20 sekonda. Pasi të performoj poezitë e mia, që janë 8 ose 10 varësisht nga koha, mikrofoni do të jetë i hapur për të gjithë të ftuarit tjerë, të cilët dëshirojnë që të lexojnë poezi të tyre para të pranishmëve. I ftojmë të gjithë të na bashkangjiten sonte, pasi prania e të gjithëve do të ishte përkrahje për mua dhe të gjithë poetët tjerë që do të jenë aty.”
Ndryshe ‘Nata Poetike’, vejn në kuadër të programit ‘Project Space’, të ‘Fondacionit Shtatëmbëdhjetë’, që përkrahet edhe nga ‘Swiss Cooperation Office in Kosovo’.