Në kuadër të natës së filmit dhe dhurimit të librave, ‘Sbunker’ në bashkpunim me ‘DokuFest’ dhe Kino Armata, me datën 17 janar, prej orës 19:00, sjellin filmin “Pervert Park”.
Meqenëse muaji janar është portretizuar me pasojat e përjashtimit social, ky film tregon historinë e njerëzve të cilët nuk pranohen në shoqëri dhe jetojnë në një hapësirë e cila është shtëpia e mbi 100 abuzuesve seksual, të cilët tentojnë që të ri-integrohen në shoqëri.
Ky grant është financuar nga projekti “Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë”, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).