Format e artit mund të paraqiten në mënyra të ndryshme. Materialet e ndryshme, leckat apo xhinse të disejnuara nga artisti Rifat Kasapolli, do të ekspozohen të hënën (21.02.19) në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, nga ora 12:00 duke treguar për mënyra të ndryshme të shndërrimit të artit në material të riciklueshëm.
Në një intervsitë për Radio KFOR-in kuratori i kësaj ekspozite Ilir Muharremi, tregoi për qëllimin e kësaj ekspozite:
“Qëllimi i ekspozitës është zanati dhe riciklimi në art. Ajo çfarë kujtojmë që nuk është e rëndësishme, e hedhim në koshin e plehrave, xhinse të vjetëruara, fanela të dalura jashtë mode, atlete, e të gjitha këto janë të ngjitura në pikturë. Prandaj, idea është që ajo çka hedhet shndërrohet në art estetik dhe të shëndërrojmë artin në diçka tjetër”, tregoi Iliri.
Për të gjithë të interesuarit, kjo ekspozitë do të jetë e hapur për dy javë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.