Në qytetin e Ferizajit është hapur qendra e re kulturore ‘Komiteti’ dhe për nder të hapjes së saj, sonte (28.06.19) do të shfaqet dokumentari ‘At Home in the World’, duke filluar nga ora 20:00. Kjo mbrëmje është organizuar nga blogu ‘Sbunker’ dhe organizatorët do të dhurojnë edhe libra për të pranishmit të cilët po ashtu do të kenë mundësi të shohin qendrën e re në qytetin e tyre.
Filmat janë siguruar nga programi i DokuFest ‘Skolla Ime dhe Filmi Dokumentar’, të komisionuara nga “The WHY Foundation” nga Danimarka, për shfaqje publike që kanë karakter edukativ. Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga ‘Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile’ (KCSF).