Kjo e diele 30 qershori, pritet të jetë shumë e veçantë për të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë çaste të këndshme me muzikë, shoqëri të mirë dhe befasi të shumta në një zonë historike, siç është Çarshia e vjetër, në Gjakovë. Siç bëjnë të ditur organizatorët, aktiviteti përkatës do të filloj në ora 12:00, për të vazhduar më tutje me performanca të shumta të artistëve gjatë natës.
Artistët do të jenë të ndarë në skena të ndryshme në Çarshinë e Vjetër, ku do të jetë skena për muzikën live, alternative si dhe vendosja e një skene e cila do të jetë befasi që ju mbetet të zbuloni në atë ditë.