Muaji shtator, është periudha kur nderohet trashëgimia e kompozitorëve të mëdhenj si Mozart, Beethoven, Bach, Tchaikovsky e shumë kompozitorëve të tjerë, të cilët me veprat e tyre kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në art dhe shoqëri. Çdo vit, muaji shtator i dedikohet muzikës klasike, një zhanër që ka formësuar historinë dhe kulturën muzikore në mbarë botën.
Muzika klasike nuk është vetëm histori, por është një gjuhë universale që vazhdon të frymëzojë breza të rinj, qoftë përmes orkestrave moderne, operave apo filmave, ku ky zhanër muzikor zë një rol të rëndësishëm. Ky muaj shërben edhe si një ftesë për të gjithë, që të rikthehen tek tingujt e saj të qetë, të fuqishëm dhe emocionues, për ta bërë pjesë të përditshmërisë.
Radio KFOR-i përgjatë muajit shtator do të sjellë më shumë hapësirë për muzikën klasike, duke kujtuar audiencën, se ky zhanër nuk është thjeshtë i së kaluarës, por edhe një frymëzim i përjetshëm.







