Për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e muzeve në zhvillimin e shoqërisë, më 18 maj të çdo viti, shënohet “Dita Ndërkombëtare e Muzeut”, e cila koordinohet nga Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve (ICOM). Kjo ditë, ofron një mundësi për të theksuar rolin e muzeve si institucione që kontribuojnë në shkëmbimin kulturor, pasurimin e kulturave dhe zhvillimin e mirëkuptimit të ndërsjellë, bashkëpunimit dhe paqes midis popujve.
Çdo vit, shënimi i “Ditës Ndërkombëtare të Muzeut” ka një temë specifike të zgjedhur nga Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve, duke pasqyruar tendencat dhe sfidat aktuale me të cilat përballen muzetë në mbarë botën. Tema e këtij viti është “Muzetë për Arsim dhe Kërkim”.
Muzetë anembanë globit, përgjatë “Ditës Ndërkombëtare të Muzeut” organizojnë ekspozita të veçanta, turne me guida, seminare, leksione dhe aktivitete të tjera, të cilat synojnë angazhimin e vizitorëve dhe promovimin e vlerësimit për trashëgiminë kulturore dhe shprehjen artistike.







