Kur mendojmë për muze, zakonisht imagjinojmë piktura, skulptura, objekte arkeologjike ose dokumente historike. Por në botë ekzistojnë edhe muze që i kanë kthyer temat më të pazakonta në ekspozita të vërteta.
Në Zagreb të Kroacisë ndodhet Muzeu i Marrëdhënieve të Thyera, ku objektet e ekspozuara lidhen me histori reale dashurie që kanë përfunduar. Një objekt i zakonshëm mund të bëhet pjesë e një historie personale dhe të tregojë diçka për një marrëdhënie që nuk ekziston më.
Në anën tjetër, në Los Angeles ndodhet Muzeu i Akullores, një hapësirë shumëngjyrëshe dhe interaktive që e kthen një nga ëmbëlsirat më të dashura në një përvojë argëtuese.
Këta janë vetëm disa shembuj të mënyrës se si muzeumet kanë ndryshuar gjatë viteve. Sot, një muze nuk është domosdoshmërisht një sallë e mbushur me objekte të lashta. Mund të jetë një hapësirë ku vizitori prek, provon, fotografon, luan dhe mbi të gjitha edhe habitet.
Dhe pikërisht kjo është ajo që i bën muzetë e pazakontë kaq tërheqës: ata na tregojnë se historia, kultura dhe art mund të fshihen edhe në gjërat më të papritura.







