Mundësi punësimi, vetë-punësimi si dhe mundësi praktike për punë ofrohen për 300 të rinj, gra dhe persona me aftësi të kufizuara si dhe të interesuar nga komunitetet serb, ashkali, boshnjak, egjiptian dhe rom, nga zonat rurale e urbane të komunave Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik.
Përgatitjet për tregun e punës ofrohen përmes projektit “Fuqizimi dhe punësimi i të rinjve, grave dhe grupeve tjera në nevojë në pesë komunat e Kosovës”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga “Syri i Vizionit”, “The Balkan Forum” dhe nga Komuna e Istogut.
Të interesuarit mund të aplikojnë online në adresën: https://docs.google.com/forms ose duke plotësuar formularin tek zyra e cila ndodhet në rrugën “Isa Demaj” 14, 30000, në Pejë. Për informata shtesë, të interesuarit mund të njoftohen çdo ditë punë, nga ora 08:30 deri në 17:30, në numrin e telefonit +383 39 423 240 apo përmes e-mail adresës: office@syriivizionit.org.
Afati i fundit për aplikim, është data 30 prill, 2021, ora 17:00.