Drejtoria e Kulturës në Komunën e Prishtinës do të sjell një ngjarje krejtësisht ndryshe këtë vikend, me qëllim të relaksimit të njerëzve edhe në kohë pandemie. Bëhet fjalë për një ‘Open Air Cinema’, që do të shfaq filmin “Pulp Fiction”, me datën 17.04.2021, në ora 19:30, ndërsa filmi është i lejuar vetëm për moshat mbi 18 vjeç.
Aktorët në rolin kryesor John Travolta dhe Samuel L. Jackson, në filmin klasik të filmuara para 27 viteve ‘Pulp Fiction’, mund ti shihni këtë të shtune, në hapësirën e parkingut ‘Prishtina Parking’, mbrapa Pallatit të Rinisë. Luten të gjithë pjesëmarrësit që të kenë me vete maskat dhe të mbajnë distancën gjatë transmetimit të filmit.