Alzheimeri është forma më e zakonshme e demencës dhe ndikon drejtpërdrejt në kujtesë, të menduar dhe në aftësi të përditshme të jetës. Çdo vit, muaji shtator shënon ‘Muajin e Alzheimerit’, që i dedikohet rritjes së ndërgjegjësimit për këtë sëmundje që prek miliona njerëz në mbarë botën. Këtë muaj, organizatat shëndetësore dhe shoqatat e pacientëve, bëjnë thirrje për diagnostikim të hershëm, kujdes të vazhdueshëm dhe mbështetje për familjet që përballen me sfidat e sëmundjes. Simptoma si humbja e kujtesës, konfuzioni dhe vështirësitë në komunikim nuk duhen injoruar, pasi trajtimi i hershëm mund të përmirësojë cilësinë e jetës.
Kjo është një kujtesë për rëndësinë e solidaritetit dhe kujdesit, duke theksuar se kujtesa e secilit ka vlerë dhe meriton të mbrohet.







