Biblioteka kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, nga data 6 deri më 12 tetor, do të hap dyert për edicionin e njëzet e dytë, të ‘Javës së Bibliotekës në Kosovë’, me temën: Biblioteka mes traditës dhe inovacionit.
Kjo ngjarje tashmë tradicionale e kthen librin, kulturën dhe bibliotekën në qendër të vëmendjes publike. Këtë vit, aktiviteti vjen me një koncept të ri, duke vënë theksin tek roli i bibliotekës, si urë lidhëse mes trashëgimisë kulturore dhe zhvillimeve moderne. Përmes programit ndërkombëtar, ngjarja sjell përfaqësues të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Bullgarisë, Turqisë, Maqedonisë së Veriut si dhe prezantimin e veçantë të bibliotekës personale të profesorit, Karl Kaser.
Java e Bibliotekës 2025 nuk është vetëm një festë e librit, por edhe një përpjekje për të riafirmuar rëndësinë e bibliotekave si institucione jetike të dijes dhe kulturës.







