Gjigandi Google, ka shpalosur listën e fjalëve dhe ngjarjeve për të cilat njerëzit u interesuan më së shumti, gjatë vitit 2022. Raporti i Google ‘Year in Search’, zbuloi se Wordle, është fjala më e kërkuar në Google, përgjatë këtij viti. E lëshuar fillimisht nga inxhinieri i softuerit Josh Wardle në vitin 2021, fjala ‘Wordle’, u bë aq e famshme saqë kërkimet në Google u rritën nga lojtarë të dëshpëruar të lojërave online, të cilët kërkonin përgjigje në Google. Ngjarjet e mëdha të këtij viti që po elëmë pas, ishin gjithashtu më të kërkuarat në Google.
Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II-të, u rendit në pesëshen e parë për interesin e përgjithshëm global të kërkimit. Pjesë e kërkimeve të shumta, ishte edhe Johnny Depp, që kryesoi listat e interesit të kërkimit midis aktorëve, pas rastit të tij për shpifje kundër, Amber Heard.
Depp u pasua nga Will Smith, i cili u bë kryefjalë e lajmeve, pasi goditi me shuplakë komedianin Chris Rock, drejtpërdrejt në skenë, përpara miliona njerëzve në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Academy Awards.
Ikona e tenisit Serena Ëilliams u shfaq si atletja numër dy më e kërkuar në SHBA, pasi mori vëmendjee të madhe nga njoftimi i daljes në pension të saj. Një intersim të madh, bjerëzit shfaqën edhe në pasurimin e shpejt. Numrat e lotarive ishin po ashtu ndër më të kërkuarat në Google.