Ndonëse djegia e fushës mund të duket si një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të pastruar tokën, pasojat afatgjata të kësaj praktike janë të dëmshme, si për mjedisin ashtu edhe për shëndetin tonë. Djegia e mbetjeve të bimëve mund të çlirojë ndotës, të shkatërrojë lëndët ushqyese të tokës dhe të ndikojë negativisht në cilësinë e ajrit. Kjo mund të çojë në uljen e pjellorisë së tokës dhe të pengojë rritjen e bimëve në të ardhmen.
Djegia e mbetjeve të bimëve lëshon ndotës të dëmshëm dhe grimca në ajër, të cilat mund të kontribuojnë edhe në probleme të frymëmarrjes dhe çështje të tjera shëndetësore. Mbetjet e bimëve mund të kompostohen për të krijuar tokë të pasur dhe të dendur me lëndë ushqyese. Kompostimi jo vetëm që përmirëson shëndetin e tokës, por edhe redukton nevojën për plehra kimikë.
Është thelbësore që të gjithë të jemi të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm për të mbrojtur natyrën, jetën e njerëzve dhe të të gjitha gjallesave në Tokë.
Djegia e fushave pas korrjes është rreptësishtë e ndaluar dhe karakterizohet si vepër penale që shkakton rrezik të përgjithshëm. Çdo vit digjen shumë hektarë pyje, e kryesisht shkaktar i zjarrit është faktori njeri, nga djegia e pakontrolluar. Nëse shihni ndonjë zjarr, mos hezitoni të kontaktoni organet kompetente për reagim të shpejtë!







